Balina Bodinaku jep mendiin e saj se cilat janë tre konkurentët që shkojnë në finale!
E ftuar në një emision ajo foli për eksperiencën e saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.
Teksa komentonte debatin që pati me Fifin, ajo tha se ka marrë shumë ofendime dhe mallkime të ndryshme nga fansat e këngëtares. Balina shton se të gjitha këto i ka marrë parasysh që kur ka pranuar që të jetë edhe ajo pjesë e këtij reality show si një opinioniste.
Bodinaku nuk i shpëtoi dot pyetjes së kush mund ta fitojë edicionin e parë të BB VIP, ku përmendi tre emra që sipas saj, duhet të shkojnë dhe e meritojnë finalen.
Balina tha emrin e Ilirit, Donaldit dhe Arjolës. Sipas saj, janë tre lojtarët më të fortë dhe mund të shkojnë në finale. Por jo vetëm kaq, pasi ajo tregoi konsideratat e saj për Beniadën, të cilën tha se e pëlqen shumë sepse është shumë reale.
“Kisha krijuar një mendim që në fillim dhe nuk është se e kam ndryshuar shumë edhe sot pas më shumë se 50 ditësh. Mendoj se Iliri, Donaldi, Arjola, mund të shkojnë në finale, janë të fortë. Beniada më pëlqen po ashtu shumë. Atë gocë e dua sepse çdo gjë te ajo është ndryshe, reale”, tha Balina.