Kiara Tito mbrëmjen e sotme është surprizuar nga babai i saj, i cili kishte ardhur nga Italia.
Ata janë çmallur me njëri-tjetrin, ndërsa i ati i shprehu mbështetjen duke i thënë: “Na ke bërë krenar”.
Më pas babai i Kiarës ka takuar dhe dhëndrin, Luizin.
“E vetmja fjalë që të them është se të kërkoj falje sa herë që e kam mërzitur Kiarën. Do ta dua aq sa e do ti dhe do ta respektoj”, i tha Luizi.
Ndërsa i ati e falenderoi që i ka ndenjur pranë.