Nëse shohim ndër vite se si ka ndryshuar pasuria e deputetëve, rezulton se bëhet fjalë për shifra me 9 zero. Ka shumë nga ata që kanë miliarda lekë. Më të pasurit rezultojnë deputetët që janë njëkohësisht dhe biznesmenë. Agron Shehaj dhe Tom Doshi kanë më shumë të ardhura, të cilat janë me miliona euro.
Pas tyre vijnë emra si Astrit Veliaj, Adnor Shameti dhe Agron Çela, që po ashtu kanë të ardhura të shumta për shkak dhe të bizneseve të tyre.
Adnor Shameti dhe Astrit Veliaj kanë nga 27 shtëpi, ndërsa Tom Doshi 15. Po ashtu Monika Kryemadhi ka përfituar 8 apartamente dhe i ka shitur. Për emra të tjerë si Erjon Braçe, Bashkim Fino, Sadri Abazi, bie në sy se kanë makina të shtrenjta. Në bazë të deklarimeve të pasurisë, në radhët e PD ka shumë milionerë, ku dhe dominojnë llogaritë e shumta bankare dhe investimet në bono thesari.
Ndërsa në PS ka makina luksoze, banesa dhe rrugë nga më të ndryshmet të fitimit të parave. Fate Velaj i PS ka deklaruar për shembull 1.2 milionë euro të ardhura nga librat që ka shitur.
Ndërkohë që të zgjedhurit tanë bredhin në luks, familjet shqiptare vuajnë për kotheren e bukës. Ka dhe nga ata që “qurraviten” mediave duke thënë se shqiptarët s’kanë para për pushime , ndërkohë që kanë zhvatur pikërisht këto para që i takojnë popullit dhe janë zhytur në “luksin e krimbur”.
E vetmja shpresë tashmë mbetet reforma në drejtësi dhe zbatimi me sukses në Rumani dhe Kroaci vlen të jemi optimistë. Duke qenë se BE kërkon pastrim rrënjësor nga korrupsioni, Vettingut kurrsesi nuk mund t’i shpëtojnë politikanët shqiptarë!