Mjekët shpesh shihen si superhero në jetën tonë. Ata kanë aftësitë dhe njohuritë për të shpëtuar jetën e dikujt, por shpesh harrojmë se edhe ata janë njerëz.
Kjo histori tregon një skenë midis një mjeku dhe një babai që mëson një mësim të jetës pas operacionit të djalit të tij.
Një mjek hyri me shpejtësi në spital pasi u thirr në një operacion urgjent të një djali. Ai shpejt u nderrua dhe shkoi direkt në sallën e operacionit. Ndërsa ishte duke shkuar në sallën e operacionit, ai pa një njeri që po hynte në sallë.
Njeriu kishte pritur për mjekun për një kohë të gjatë. Me të parë mjekun, burri thirri: “Pse u vonuat kaq shume? A nuk e dini se jeta e djalit tim është në rrezik? A nuk keni ndonjë ndjenjë të përgjegjësisë? ”
Mjeku buzeqeshi dhe e qetësoi duke thene. “Me vjen keq. Unë nuk isha në spital dhe erdha aq shpejt sa munda pas thirrjes … dhe tani, do të doja të qetësoheshit në mënyrë që të bëj punën time “.
“Qetesohu?!Si te qetesohem,po nese djali im vdes çfarë do të bësh? “, tha babai me zemërim.
Mjeku përsëri buzëqeshi dhe u përgjigj: “Ne do të bëjmë çmos për ta shpëtuar atë. Ju gjithashtu duhet të luteni për jetën e djalit tuaj “.
“Është e lehtë të thuash kështu kur nuk je ne vendin tim”, u përgjigj burri.