Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar disa fakte interesante rreth saj, të cilët fansat me siguri mund të mos i kenë ditur më parë.
Një fakt mjaft interesant që 31-vjeçarja e bëri me dije për fansat është fakti se perpos se është milionere dhe shumë e ngarkuar me punë, ajo gjen kohë që në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, të kultivojë edhe një kopsht plot me perime.
“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Diber, Maqedoni dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha në një intervistë US ëeekly.
Babai i këngëtares së njohur, Flamur Rexha, është rritur në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut nga ku edhe familja e saj ka prejardhjen, teksa nëna e saj, Bukurije Rexha, është me prejardhje nga Gostivari.