Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën që ka thirrur Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçiç nesër në Tiranë, protestë e cila sipas mediave serbe ka si organizator edhe babain e këngëtarit, Sali Lushjan. Stresi thotë se nesër është në protestë, jo kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
‘Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve”, tha Stresi.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër!’- shkruan Stresi.