Babai i Pique provokon Shakirën, ajo hakmerret dhe shumë e ashpër…

Vazhdon “lufta” mes Gerard Piqué dhe Shakirës, mes thumbimeve virtuale, ofendimeve dhe këngës së fundit të këngëtares kolumbian. Tashmë në mes të konfliktit mes ish-çiftit kanë përfunduar edhe prindërit e Piqué, të cilët janë fqinjë me Shakirën.




Nëna dhe babai i ish-mbrojtësit të Barcelonës nisën t’i përgjigjen me “thumba” akuzave dhe këngëtarja kolumbiane u “hakmor” për këto gjeste.

Është zbuluar se babai i Piqué e ndryshoi fotografinë e tij të profilit në Whatsapp me një të aktorit Kevin Costner në një skenë nga filmi “Dances with Wolves”.

Referenca është pikërisht për këngën e re të Shakirës, e cila në një varg thotë: “Ulkonja si unë nuk është për djem si ti”.




E menjëhershme dhe shumë e ashpër ka qenë përgjigja e këngëtares, e cila u hakmor ndaj ish-vjehërrit duke dëgjuar këngën e re me volum të plotë në shtëpinë e saj, në mënyrë që ajo të arrinte qartë deri në shtëpinë e prindërve të Piqué.

Author: morevesh