Britney Spears ‘në luftë’ me prindërit. Ajo ka deklaruar se ata duhet të ishin në burg! Britney Spears ka thënë se prindërit e saj duhet të jenë në burg për kontrollin e jetës dhe financave të saj për më shumë se një dekadë, pas vendimit të një gjykatësi për ndërprerjen e kujdestarisë së saj 13-vjeçare. Spears, 39 vjeç, bëri gjithashtu shaka se ajo mund të ndjekë Meghan Markle dhe Adele dhe të ulet me Oprah për një intervistë.
Video-postimi vjen disa ditë pasi një gjykatës në Kaliforni e liroi këngëtaren fituese të Grammy-t nga kujdestaria e babait të saj, një marrëveshje ligjore që kontrollonte aspekte të mëdha të financave dhe vendimeve të saj mjekësore.
“Unë as nuk po përmend të gjitha gjërat e këqija që më bënë mua, për të cilat ata të gjithë duhet të jenë në burg …, duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë !!!!”, tha Spears në një mbishkrim.