Klodian Çalamanin eshte braktisur nga avokati i tij mbrojtës qe ishte caktuar nga shteti.
Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur Calamanin ka zbuluar arsyen se pse mori vendimin për të mos e mbrojtur ate.
“Emri im është lakuar nëpër media dje. Unë nuk jam avokati i tij, jam caktuar për të marrë në pyetje autorin e këtij krimi kaq mak abër. Jam thirrur nga shteti, se ligji dhe procedura e kërkon që autori të ketë një avokat nëse ai nuk e ka gjetur vetë”, sqaroi fillimisht avokati për “Shqipëria Live”.
Nakollari u shpreh më pas se në fillim është njeri dhe më pas avokat, dhe nga ana morale nuk mund të ishte avokati i 38-vjeçarit.
“Unë kam shumë vite punë, por nuk kisha parë një krim kaq ma kabër. Kur është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë Klodiani ishte shumë i qetë dhe i qeshur. Që në momentet e para kam hequr dorë se ishte një krim kaq ma kabër. Nga ana morale nuk mund t’i dilja në mbrojtje. Ishte rasti i parë që nuk munda që të vazhdoja më tej”, tha avokati.