Avokat Spartak Ngjela shkruan në një postim në Facebook se Beogradi përmes “Foltoreve” të Sali Berishës po kërkon në Shqipëri një kon.flikt Veri-Jug. Avokati ngre pyetjen “A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?”.
“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një kon.flikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës.
A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?
Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstr.adimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë.
Le të presim e të shikojmë…” shkruan Ngjela.