Inteligjenca amerikane në përditësimet e fundit të tyre sa i përket tensioneve Rusi-Ukrainë, kanë dalë në përfundimin, se afro 75% e forcave ruse, janë të vendosura në kufi me Ukrainën.
Përqendrimi i forcave brenda distancës goditëse të Ukrainës është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes që SHBA beson se Rusia është gati për të sulmuar, tha zyrtari.
Pra 120 nga 160 grupet taktike të badalionëve BTG, janë të pozicionuara vetëm 60 km larg Ukrainës, sipas zyrtarit.
Zyrtarët amerikanë kanë raportuar se trupat ruse të kombinuara me forcat separatiste mund të jenë deri në 190,000 trupa të dislokuara rreth Ukrainës.
Rreth 35 nga 50 batalionet e njohura të mbrojtjes ajrore janë vendosur kundër Ukrainës. Përveç kësaj, SHBA vlerëson se rreth 500 avionë luftarakë dhe bombardues janë brenda rrezes së Ukrainës, si dhe 50 bombardues të mesëm dhe të rëndë.
Së bashku, forcat ruse tani janë shumë më të mëdha se forcat ushtarake ukrainase, sipas vlerësimit të ekspertëve, shkruan CNN.