Protesta e qytetarëve durrsakë është zhvendosur nga sheshi “Liria” në drejtim të pallatit të sportit.
Pasi bënë një marshim përreth sheshit kryesor të qytetit, qytetarët iu drejtuan pallatit “Ramazan Njala.”
Momentalisht është liruar qarkullimi në rrugën “Aleksandër Goga”, por tanimë është bllokuar “Rruga e Dëshmorëve”, i gjithë segmenti rrugor nga pallati i sportit në drejtim të lulishtes “1 maji”
Operatori Denis Simaku sjell për “DurrësLajm” pamjet “kaotike” nga një prej pikave kyçe të qytetit bregdetar.