Aurela Gaçe komenton çmimet në Festivalin e Këngës: Ohooo, gjithmonë e njëjta histori

Aurela Gaçe është një nga artistet më të njohura e më të dashura në muzikën shqiptare. Këngëtarja spikat për natyrën e saj të veçantë e shumë të drejtëpërdrejtë, teksa shpeshherë flet pa doreza dhe i thotë troç ato që ajo mendon.

 

Së fundmi, Aurela ka bërë një reagim në rrjete sociale pas ndarjes së çmimeve në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës. Përmes një postimi në rrjete sociale, artistja shqiptare ka shkruar se pas përfundimit të spektaklit është gjithnjë e njëjta histori.

 

Këngëtarja shkruan se edhe kur është ndarë vetë një çmim, por edhe këtë vit që u ndanë dy çmime, sërish pjesëmarrësit mbetën të pakënaqur, duke qenë kështu gjithmoë e njëjta histori në këtë event muzikor.

 

“Kur ka një çmim, zihemi. Por…edhe kur ka dy çmime prapë zihemi. Unë them ta bëjmë autobusin të ecë anash, që të gjithë të kënaqen. Të gjithë në vend të parë. Edhe prapë do të ketë të pakënaqur. Ai i uluri në cep do ketë inat me atë të mesit. Ohoooo…..Gjithmonë e njëjta histori”, ka shkruar në rrjete sociale Aurela Gaçe.

 

Kujtojmë që fituese e Festivalit të 61-të të Këngës u shpall Elsa Lila, por këtë vit, votoi edhe publiku, duke rrëzuar kështu votën e jurisë, pasi në Eurovizion do të shkojë Familja Kelmendi me këngën ‘Duje’.

Author: morevesh