Lajmet për “Big Brother VIP” janë bërë aq të shumta se edhe në dush të dalin”. Kështu u shpreh ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”.
Duke komentuar marrëdhënien mes Donaldit dhe Beatrix, Adi tha se treshja e ka arritur qëllimin.
“Donaldi-Beatrix dhe Bora, kjo treshe kam përshtypjen se e kanë arritur qëllimin, atë që duan. Aty nuk ka dashuri për mendimin tim, që ne ta vuajmë. Të gjithë në lojë janë aty. Edhe Bora ka një dozë loje aty”, tha gazetari i njohur.
Më pas shtoi se nuk e di pse se në “Big Brother”nuk ka ndodhur ndonjëherë që të tradhtojë femra, por vetëm djemtë”.
Sipas Adit, tashmë Donaldi nuk është më fitues, pasi e ka marrë çmimin e tij brenda BB VIP.
“Donaldi nuk është fitues, jam i sigurt, e mori një çmim. Intensiteti i tyre po ia kalon edhe Kuvendit të ardhshëm. Me këtë turravrapin për të pasur sa më shumë ndjekës”, tha gazetari.