Sonte, Luizi dhe Kiara dhanë puthjen e shumëpritur.
Më në fund dyshja Luiz-Kiara janë parë të puthen në dasmën që u organizoi Vëllai i Madh. Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.
Çifti kërcyen bashkë, ndërsa gëzimit të tyre iu bashkuan edhe banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Ara kërsyen e kënduan valle popullore.
Dhe nga dasma s’kishte si të mungonte këngëtari i njohur Altin Shira, këngën e të cilit Luizi e ka kënduar herë pas here në shtëpi.
Në një moment gjatë dasmë Luiz këndoi me Altin Shirën këngën “Çe ka bërë nëna një vajzë të bukur”, ndërsa nusaj Kiara merrte vallen me banrët e tjerë.
ÇFARË NDODHI SOT
Gjatë qëndrimit nënë rrezet e diellit banorët në shtëpinë e BBV ngacmojnë me batuta Luizin dhe Kiarën, teksa këta të fundit kërkojnë një vend pa kamera për të kaluar momentet e tyre intime.
Pas disa momenteve komike, Luizi i thotë se nuk është problem dhe para kamerave sepse e kanë dashurinë publike.
Pavarësisht kësaj Luizi vazhdon t’i tregojë disa hapësira Kiarës, në shtëpi, që mund ti ofrojnë dyshes privatësi, pa kamera.
Luiz Ejlli u kthye shumë shpejt në banorin e preferur të publikut që pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother.
Edhe pse nuk është banori i preferuar brenda shtëpisë, jashtë nuk ndodh e njëjta gjë.
Ejlli dhe grupi i tij “LEK” që përbëhet nga Efi dhe Kiara ka marrë mbështetje të gjerë nga publiku, i cili herë pas here vendos që ta surprizojë.
“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin
Ditën e sotme, edhe pse produksioni e ka ndaluar për Luizin kanë shkuar dy drone. Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”
Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.
Puthen Luizi Kiara BBV