Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku një prej tyre i ka shkruar: Pse mbështete dje vetëm Beniadën, kur ideja e picës ishte e Sarës dhe Beniadës? Një pyetje e tillë i është dukur absurde Arbanës, por fillimisht ajo i është përgjigjur me ironi. Arbana ka shkruar se e ka inat Sarën dhe ajo nuk e meriton të jetë konkurrente në “Big Brother VIP”.
“Sepse Sarën e kam shumë inat. Nuk e kam pëlqyer kurrë dhe nuk lë rast pa e treguar. Madje se kuptoj pse duhej të ishte dhe ajo pjesëmarrëse në lojën e picës. Nuk e meriton. Madje nuk meriton fare të jetë konkurrrente. Nuk di të bëjë as pica. (Shakat anash, djema programet me tifozllik janë më argëtueset realisht; por pyetje të tilla janë absurde)”, ka shkruar moderatorja.
Big Brother Albania nisi transmetimin për herë të parë në vitin 2008. Që nga ajo kohë ka tërheqë pas vetes një gamë të madhe shikuesish të magjepsur për të parë se çka ndodh brenda një shtëpie të madhe për 3 muj pa pasur të drejtë me komunikimin nga jashtë.
Por këtë vit Vëllai i Madh ka vendosur që ta sjellë në një format të ri, jo me personazhe të thjeshta por me personazhe vip. Si zakonisht edhe kësaj here Arbana Osmani është moderatorja të cilës i besohet drejtimi i spektaklit çdo të martë dhe të premte.
Ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale sidomos në instagram ku ndan shpesh foto e video nga jeta profesionale por edhe private. Së fundmi ka zhvilluar një biseë virtuale me ndjeësit ku dikur prej tyre i tha se ti je Vëllai i Madh. Arbana vendosi të përgjigjej shkurt: “O zot” duke e shoqëruar shkrimin me emoji duke qeshë me lot.
Për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Moderatorja historike e “Big Brother”, Arbana Osmani, e cila edhe këtë vit është në drejtimin e këtij programi, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.