“Atë ditë produksioni vetëm do filmojë pasi gjithçka do e përgatisë vetë”/ Luizi përgatitet për Shën Valentin

Teksa po afron festa e të dashuruarve “Shën Valentini”, Luizi ka menduar edhe surprizën që do i bëjë Kiarës. Ai tha se ka menduar diçka shumë të bukur, që nuk ja merr mendja askujt. Luizi, i cili e konsideron veten njeri romantik, tha se e ka menduar dhuratën e saj për 48 orë rresht, por e ka mbajtur të fshehtë nga të gjithë. Tea i tha atij me ironi se e vetmja gjë që do bëj është t’i dhuroj lule dhe mëngjesin në krevat.



Tea u shpreh se produksioni mund të përgatisë diçka, por ai nuk ka se çfarë bën aty brenda. Luizi u shpreh se produksioni, vetëm do filmojë më datë 14 shkurt dhe se gjërat e tjera do i përgatisë vetë.



Author: morevesh