COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1605 testime, 87 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 212 të shëruar në 24 orët e fundit
JuSituata: Janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd. Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Mars 2022)
Raste të reja ditore 87 Të shëruar në 24 orë 212 Të shtruar në spitale 44 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1605
Testime totale 1,754,760 Raste pozitive 272,337 Raste të shëruara 267,672 Raste Aktive 1182 Humbje jete 3,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 328 Fier 201 Lezhë 184 Elbasan 95 Kukës 94 Shkodër 81 Vlorë 65 Gjirokastër 38 Berat 31 Korçë 36 Durrës 25 Dibër 4