Shpeshherë Dojna Mema realizon pyetësorë me ndjekësit e saj në Instagram. Një pyetje së fundmi ka qenë pikërisht për rikthimin e saj në televizion.
Ku, Dojna premton se së shpejt do ta shohim në ekran me një program siç i ka hije Dojnës! Pasi momentalisht duket si e zhgënjyer nga ajo ç’ka media ofron.
“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet, që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do më shihni shumë shpejt. Ashtu si ju dëshiron të më shihni”- tha Dojna.
Mos ndoshta është e zhgënjyer nga Top Channel? Pasi rikujtojmë se drejtimini Fun Club në të cilin ishte Dojna, këtë vit u realizua nga Megi Pojani.