Askush nuk e vuri re, Romeo suprizon Donaldin në ditën e lidhjes së tij me Bora Zemanin

Romeo Veshaj arriti që t’i befasonte të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ditën e djeshme, pasi kaloi sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri me një helikopter duke hedhur karafila nga ajri.

E gjitha kjo u përkthye si një mbështetje ndaj vëllait të tij, Donaldit, por tashmë flitet se data 5 shkurt përkon me ditën e lidhjes së aktorit me prezantuesen Bora Zemani. Rikujtojmë se po në atë datë ai hodhi varsen nga muri.

Madje rikujtojmë dhe Borën që dikur tha: S’më ke dhuruar kurrë lule!

Mos ndoshta kjo ishte një shenjë tjeter nga i vëllai?

Author: morevesh