Sarah Berisha ka përjetuar një makth teksa ka qenë duke fjetur në shtëpinë e Big Brother, pasi ka parë në gjendje shumë të keqe familjarët e saj.
Ajo ka treguar se ka parë në ëndërr sikur ashensori i ishte mbushur me ujë, dhe vetë ajo e ka pasur të pamundur që të komunikonte me familjarët e saj.
“Ëndrrat e drekës janë shumë të këqija, më duket sikur isha te ata të shtëpisë, dhe ashensori nuk më çonte te ato, mu mbush me ujë, nuk merrja dot frymë, thërrisja o ma, o Ditea.
Në ashensor kisha të shkruar numrin e shoqes sime të ngushtë. Kur shkova atje lart gjeta te muret e shtëpisë aktor që kishin vdekur. Mu merrte fryma kur po zbrisja nëpër shkallë, doja thjesht që të hapja sytë dhe tju shihja juve, që të ishte ëndërr”, shprehet Sara.
Banorët e tjerë u munduan që ta qetësonin, duke i thënë se ka qenë thjesht një ëndërr e keqe.
“Janë të drekës Sara, thjesht je trembur, nuk ka asgjë”, i tha Iliri.