Albana Osmani prej kohësh i ka munguar ekranit, pasi ka qenë e angazhuar me projekte të tjera jashtë tij, përfshirë këtu lëvizjen aktiviste “Ti je një luledielli”. E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, kur u pyet pse e la televizionin, Albana tha:
“Nuk mendoj se e lashë. Nuk do preferoja ta lija ekranin për asnjë moment, por ashtu u poqën kushtet. Nuk jam larguar duke e kthyer kokën mbrapa me hatërmbetje. Mund të kthehem prapë. Pretendimet e mia kalojnë kufijtë e superimit. Ndoshta u gjendëm në një moment ku nuk u përputhën gjërat.”
Ajo nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për “Big Brother VIP”, që është tema kryesore në çdo media rozë, dhe jo vetëm. E pyetur nëse do ta prezantonte spektaklin, ajo tha:
“Kush tha që nuk më është ofruar? Ai format i përshtatet prezantueses që po e bën tani. Unë do doja të prezantoja Portokallinë”.
Ndërsa për personazhet aty brenda, Albana tha se nuk pëlqente asnjë dhe tha se këtë vit ka patur më shumë drama ndryshe nga çdo vit tjetër.