Gazetari investigativ Artan Hoxha paralajmëron goditje të bujshme nga SHBA për Partinë socialiste.
Sipas tij, në vijim SHBA do të shpallë non grata ish-ministra të Ramës.
Hoxha tregon se do të ketë sekuestrime pasurish pasi në këtë mënyrë nuk mund të blesh apo të korruptosh.
Deklarata e Hoxhës:
“E njëjta gjë si me Sali Berishën ka për të ndodhur me ish-ministrat e qeverisë Rama që nuk janë më ministra, sidomos për akte korruptive.
E para gjë që të bën Amerika, të zhvesh nga pasuria që mos të kesh mundësi të blesh, të korruptosh”, – tha Hoxha./lajm1.com