Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës në vend. Ai shkruan me ironi se, pazari i mushkave ka shkuar sa makinat Telsa, me bateri, të Elon Musk.
Më pas, ai ka rrëfyer dhe një histori kur xhaxhai i tij i kishte propozuar blerjen e një mushke, pasi nuk kushton e as harxhon. Por, tani thotë ai, mushkën nuk e ndërrojnë as me një Hummer.
Postimi i Artan Hoxhës:
Dy here ka folur deri tani, se qeveria nuk nderhyn ne rritjen e çmimit te naftes dhe e çoi pazarin e mushkave te Leskovikut, sa makinat Tesla me bateri te Elon Musk…
Dhe me pati xhaxhai kaq here, qe kur mushkat kushtonin sa kosto ditore e nje çader plazhi te Zamiri ne Palase.
“Blije nje mushke, ta kesh.
Nuk te kushton, nuk te harxhon.
Ne kohe paqe ja le ta punoje dajua ne kembim te ndonje keci ne hell çdo behar.
Ne kohe lufte mushka eshte si floriri.
Nuk i humb vlera kurre, te mbaron pune, te zgjidh hallin. Ben dhe ndonje leke me te, se ben pune edhe per te tjeret”….
Jo qe jo une.
Ik o xhaxha ku merr vesh nga lufta ti!!
Ti shkollen ne Çepan e ke bere….
Tani e kuptoj pse keta te Çepanit ose qe kane bere shkollen ne Çepan, ja dine mire vleren floririt.
Madje nga anet tona, kur te pyesin, nuk te thone:
Si je o filan?!
Por te thone:
“Si je o flori”….
Tani po e kuptoj pse ai miku ne Miçan te Permetit, e mbante pazarin e mushkes 2000 euro, qe parvjet ne behar pa u korrur hashashi.
Sot nuk ta nderron koke per koke as me Hummer-in e Misirit.