Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto nga avioni pikërisht mbi zonën e Kasharit ku edhe duhej të ishte inceneratori i Tiranës sipas tij, por në fakt nuk duket diçka e tillë.
Hoxha shkruan se “sa mirë që doli një tradhtar nga çeta e hajdutëve” pasi nuk do të merrej vesh ndryshe kjo që ndodhi me inceneratorët.
“Sipas “letrave”, këtu duhej të ishte inceneratori i Tiranës… Në fakt aty poshtë shoh çdo gjë përveç inceneratorit!!!! Fundja çfarë rëndësie ka kjo, tani jemi të zënë me mbjelljen e pemëve… mjafton që u zbulua se, dikush nga brenda ka tradhëtuar “çeten e hajdutëve” dhe tradhëtia në këtë vend “ndëshkohet” me SPAK ose paguhet me kokë..”, shkruan Hoxha në Facebook duke ironizuar gjthçka ka ndodhur me inceneratorët në Shqipëri, çështje për të cilën po heton SPAK dhe ka disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.