Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme rrëfeu një histori të pazakontë me një nga bosët e krimit shqiptar që disa vite më parë ishte në qeli.
Gazetari nuk dha emër se kush ishte i dënuari, por tregoi se ndërroi 4 psikologe dhe në fund të takimeve me të, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.
“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg dhe ai kishte kërkuar psikologe, se thoshte kam probleme, jam sëmurë dhe unë mbaj mend se atij i ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.
Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, të rekrutonte psikologet, se para kishte”, tregoi Hoxha.