Një shqiptar i kërkuar nga Franca është vënë në pranga nga policia në Reggio Emilia të Italisë.
Ai është 34-vjeçari Saimir Merdhoqi ndaj të cilit autoritetet franceze kishin lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.
Shqiptari kishte marrë pseudonimin “hajduti akrobat”, falë aftësisë së tij për t’u ngjitur deri në katet e dhjeta të pallateve ku edhe kryente vjedhjet.
Au do të vuajë tashmë dënimin për një seri vjedhjesh të kryera prej vitit 2014.