Divorci i Billy Gates me Melinda Gates dhe pasojat e tij, kanë monopolizuar interesin e medias në të gjithë botën.
Burimet thonë për TMZ-in se Melinda Gates mori me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe, për 132,000 dollarë në natë.
Aty ajo shpreson bashkë me fëmijët e saj do të jetë larg kamerave dhe thashethemeve.
Bill dhe Melinda tani janë thirrur në gjyq për të ndarë pasurinë e tyre, që arrin shifrën e 130 miliardë dollarëve, pasi kanë kaluar bashkë 27 vite martesë dhe kanë rritur bashkë tre fëmijë.
Ata kanë deklaruar se, pavarësisht ndarjes, do të vazhdojnë të punojnë bashkë për menaxhimin e fondacionit të bamirësisë.