“Armiq” në lojë, por Luizi dhe Olta do të qëndrojnë deri të martën të veshur me një bluzë!/ Batuta e këngëtarit: O Dor nuk e di si e duron këtë

Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari, dy rivalët më të mëdhenj brenda shtëpisë së Big Brother do të përballen sërish me një sfidë.



Big Brother u ka dhënë atyre një sfidë, në të cilën duhet të qëndrojnë deri të martën të veshur me të njëjtën bluzë, që do të thotë duhet të lëvizin gjatë gjithë ditës bashkë.

Me batuta Luizi kishte një përshëndetje edhe për bashkëshortin e Oltës.



“O Dor si e duron”, tha Luizi duke u drejtuar nga kamera. Ndërkohë që më pas, Luizi tha se po të mos ishin Kiara dhe Dori, ai dhe Olta do kishin qenë çifti perfekt. Arbana dhe e gjithë studio shpërthyen në të qeshura.

Çifti që mban më gjatë bluzën, do të ketë edhe një avantazh në lojë.

Author: morevesh