Armina Mevlani tregoi momentin e njohjes me Shkëlzen Berishën, djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha, por sic thotë blogerja, në atë moment nuk e dinte se kush ishte.
“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime me Shkëlzenin, gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’.
Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren.
Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike.
Madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht, mos është i huaj’.
Disa shikojnë udhëtimet e mia dhe nuk e dinë se ato janë udhëtime pune. Unë kam punuar shumë, Dalina e di më njeh që unë kam qenë pjesë e medias që para se të njihesha me Shkëlzenin”, është shprehur ajo.
Shkëlzeni ka qenë i martuar me Sadije Berishën me të cilën ka dy fëmijë, “njëri më i bukur se tjetri”, Medina dhe Lajdon.