Armina Mevlani është prej 8 vitesh në lidhje me Shkëlzen Berishën.
Por, ende nuk janë martuar, teksa kanë deklaruar disa herë se do ta bëjnë këtë gjë.
Për këtë, Armina kishtë ftuar një astrologe në emisionin që drejton, e cila i lexoi fatin partneres së Shkëlzen Berishës.
Pasi blogerja zgjodhi letrën e saj, astrologia i tregoi se do të ndodhë një ndryshim në jetën e saj, që mund të jetë edhe ndryshim statusi.
“Kjo nuk është karta më e mirë që mund të të bjeri, por mund ta interpretosh si një ndryshim të madh që do kesh në jetën tënde.
Qoftë një mbyllje të një cikli, mund të jetë ndryshim pozitiv, mund të jetë ndryshim negativ, mund të jetë ndryshim statusi, ndryshim i diçkaje të re që do të ndodhi ose që ti po e pret”, tha ajo.
Ndërsa blogerja u përgjigj menjëherë, duke i thënë:
“Ndoshta dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”, tha Armina.