Moderatorja Armina Mevlani ka zbuluar se ka marrë ftesën për tu bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP.
Në “Goca dhe gra” u shpreh se po e mendon, por ka hallin se si do të menaxhojë emailet që i vijnë për punën.
Ndërsa Dalina Buzi po e krahasonte me Beniadën për qetësinë dhe natyrën aspak konfliktuale, Armina tha se për këtë arsye nuk do e merrte fitoren.
“Po e konsideroj se më kanë pyetur. Thjesht kam hallin se si do menaxhoj emailet e punës. Mendoj se nuk do isha nga ata që do e fitonin se nuk jam konfliktuale, nuk do krijoja shumë drama ose sherre”, tha Armina.