Rozmarina është një erëz me përfitime të shumta për shendetin. Sipas disa studimeve të fundit një përbërës i kësaj barishte të vlefshme, mund të jetë efektiv kundër Covid-19.
Kështu thuhet në një studim të ri të publikuar në “Antioxidants”.
Sipas studiuesve acidi karnozik që gjendet te rozmarina mund të bllokojë ndërveprimin midis proteinës së jashtme të virusit, proteinës së receptorit ACE2, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qeliza. Sipas ekspertëve, ky përbërës ka një efekt të veçantë në frenimin e një rruge të fortë inflamatore.
“Ne besojmë se acidi karnozik, ose disa prej derivateve të tij, ia vlen të hulumtohet më tej dhe mund të jetë një mënyrë ekonomike dhe efektive për të luftuar Covid-19 dhe disa çrregullime të tjera inflamatore”, ka thënë Dr. Stuart Lipton, një profesor në Institutin Kërkimor Scripps.
Ky studim mbështet atë të kryer më përpara i cili zbuloi se acidi karnozik vepron si një anti-inflamator dhe antioksidant në luftimin e inflamacionit te minjtë me simptoma të sëmundjes Alzheimer.