Armand Duka pranon injorimin që ka bërë ndaj Granit Xhakës për ta afruar tek Shqipëria

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pranuar se ka injoruar afrimin e Granit Xhakës në Kombëtaren shqiptare.

Në një pronocim për “Lajmi.net”, Armando Duka nuk pranoi të flas për këtë refuzim që ai i ka bërë një prej lojtarëve më të mirë me orgjinë shqiptare, por tentoi që ta kalonte këtë veprim të turpshëm të tij me një “respekt”.

“Granit është një yll që na nderon ne shqiptarëve. Respekt për familjen Xhaka për kontributin e dhënë për Shqipërinë”, ishte përgjigja e Dukës.

Pak ditë më parë vetë Granit Xhaka nxorri blof presidentin Duka, duke u shprehur se pavarsisht se ai u vetofruar për të luajtur me Shqipërinë, prej tij nuk ka pasur asnjë telefonatë apo interesim për të bërë të mundur këtë gjë.

Pas kësaj deklarate shihet qartë se kush është tradhëtari.

Author: morevesh