Sfida e rezistencës ndonëse u shoqërua me batuta, debatet nuk munguan as aty. Situata u agravua kur Luizi dhe Armaldo urinuan në oborr në sy të të gjithë banorëve.
Luizi, Amos dhe Efi debatun ashpër pasi Amos e cilësoi Luizin shtazë.
Por edhe Armaldo debatoi keq me Valbonën, pasi ajo i tha që duhet t’i vijë turp nga ky veprim, pasi për moshën që ka nuk është aspak i hijshëm.
Në fakt Luizi nuk e bëri një veprim të tillë, por thjesht e inskenoi, pasi donte të shtynte Armaldon të bënte një gjë të tillë.
Armaldo: Unë jam shumë i disiplinuar kur bëhet fjalë për një lojë. Nuk e kam për qëllim të përifotj nga ai veprim që bëra. Unë ja arrita qëllimit tim. Nuk kam bërë asgjë të turpshme, apo diçka që ndikon në institucion ku unë punoj. Nëse banorët kanë kuptuar që unë jam ndikuar nga Luizi, u them që jam shumë i qetë me veten time. Nuk kam bërë asnjë gabim. Është mendimi i tyre, ta gjykojnë si të duan.
Kiara: Nuk mu duk e hijshme situata. Jam dakord që të bësh sakrifica për një lojë dhe kush duron më shumë. Ai që nuk do të duronte dot më, thjesht të hiqte dorë.
Armaldo: Ky është paragjykim. Valbona të lutem mos ndërhy.
Valbona: Mos fol më tepër se është gabim i rëndë. Mendoj që sakrificat e një loje shkojnë deri në një limit. Do isha shumë e lumtur që të stoponte aty. Ne kemi një bagazh më të zhvilluar, sepse kemi parë më shumë gjëra në jetë. Unë i thash të lutem mos bëj, ose të më thonte Valbona largohu. Të lutem mos i thash. Po e mbroja, si motër e madhe. Aty u ndjeva e ofenduar.
Armaldo: Unë nuk kam nevojë të më mbrojë. Di mirë ta mbroj veten time.
Valbona: Jemi në bashkëjetesë.
Armaldo: Nuk të ndërpreva. Unë e bëra pa u provokuar. Me vetëdije të plotë. Nuk cënova të drejtën e askujt.
Valbona: Unë u ndjeva e ofenduar sepse kam limitet e mia. Ka të drejtën e botës të bëjë çfarë të dojë, por nmtë më thontë që të largohesha.