Për 4 vite me rradhë nga ekrani i Rtv Ora, moderatorja Arjola Shehu ka përshëndetur teleshikuesit dhe fansat me emisionin e mëngjesit ‘Ditë e Re’.
Por si çdo fillim e ka një fund, kështu ka ndodhur dhe me prezantuesen Shehu e cila nëpërmjet një ‘story’ në Instagram njofton fansat se rrugëtimi i saj përfundon këtu.
Si fillim krah Kelvit Kadillit, më pas krah Arjon Muçës e së fundmi vetëm, Arjola trokiste çdo mëngjes nga RTV Ora, për shqiptarët.