Arjola Demiri dhe Donald Veshaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë. Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha Arjolës se po qëndron pas hijes së Ilirit. Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.
Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy. Donaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo! Donaldi: Thjesht kur ke diçka si për mua si për të tjerët thuaji në sy! Arjola: Se ti ma ke thënë në sy ti
Arjola: Ti je bo aq burrë ma ke thënë në sy! Arjola: Ke ardhur si miush dhe më ke thënë hajde të ta shpjegoj. Ke thënë një gjë të keqe dhe pastaj më ke thënë zemra hajde se do ta shpjegoj, si miush, por ik pir**u.
Donaldi: Të iki të pir**em unë??? Arjola: Mos më acaro nervat më tregon mua ti ta kam thënë në sy! Donaldi: Jo moj, nuk të tregon asgjë ty, se ti i di vetë gjerat, je heroina e shtëpisë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme duket se shtëpia e “Big Brother VIP” është kthyer në një arenë debatesh dhe përballjesh të forta. Në qendër të diskutimeve ishte Arjola, e cila e fryrë nga diskutimet e nisura që nga spektakli i së premtes, ka diskutuar me banorët e saj më të afërt.
Aktorja e njohur është akuzuar shpeshherë për viktimizim dhe pikërisht në këtë pikë e mbështeti edhe replikën e saj. “Kanë frikë se viktimizimi im më jep pikë. Ata kanë harruar që unë nuk i kam dalë ndonjëherë publikut dhe t’i them që më votoni mua sepse jam gjynah”, tha Demiri e revoltuar teksa bisedonte me Ilirin, Monikën dhe Big Mamën.