Arjola Demiri është eleminuar nja javë para finales së madhe. Kjo pasi ajo para kësaj është eleminuar edhe një herë , por kishte biletën e kthimit.
Rol të madh në edicionin e parë të këtij Reality Show pati edhe opinionisti Arbër Hajdari ku thuhej se ai dhe ish-konkurrentja Demiri së bashku me motrën e saj kanë debatuar ashpër në prapaskenat e ‘Big Brother’.
Ky lajm është diskutuar ditë me parë, pas daljes së Arjolës nga BBV.
Këtë lajm e demantoi menjëherë aktorja nga Tropoja e cila publikoi një foto me Arbërin me mbishkrimin: Kush tha që jemi zënë?