Arjola Demiri, aktorja e humorit zbuloi historinë e saj me ish bashkëshortit gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP. Për disa vite, Arjola ka qenë e martuar dhe kanë ardhur në jetë tre fëmijë, dy vajza e një djalë.
Në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola tregoi se pas divorcit i kërkoi që të ruanin miqësinë për hir të fëmijëve, por ai nuk pranoi. Ndonëse nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, fëmijët gëzojnë raporte të mira me babain.
“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjecare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje. Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.