Arjola Demiri është një prej konkurrenteve më të komentuara në “Big Brother Vip Albania”. Historia e jetës së saj dhe rritja e tre fëmijëve si një nënë e vetme, ka prekur shumë shqiptarë që ndjekin rregullisht këtë program.
Së fundmi, në një bisedë me Einxhel, Arjola tregoi për paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj.
Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.
“Bëra filmin ‘Njerka’, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq.”