Aktorja e humorit, Arjola Demiri ka rrëfyer historinë e dashurisë me ish-bashkëshortin e saj.
Gjatë bisedës me banorët në shtëpinë e Big Brother, aktorja zbuloi se puthjen e parë e shkëmbyen dy ditë pas njohjes dhe pas dy javësh lidhjeje, ish burri i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.
Aktorja shtoi se kishte refuzuar, pasi kishte pasur nevojë për pak kohë por sipas saj, kjo gjë e kishte mërzitur ish partnerin.
“Më duket më ka puthur ditën e dytë ose të tretën. E rrëmbeu puthjen e parë në makinë kur po e përshëndesja. Puthja e dytë ka ndodhur në një lokal, nuk shqitesha o zot, kisha shumë kimi, më pëlqente shumë. Kemi ikur pastaj në Mal të Zi, sillej shumë mirë me mua.
Nuk kisha bërë seks kurrë. Më tha hiq pantallonat, kisha frikë, thashë se çfarë do të ndodhë. Nuk kishin kaluar as 2 javë, thjesht doja të më jepte pak kohë. Fiks 3 muaj. Ma ktheu shpinën, u mërzita dhe qava të gjithë natën. Në mëngjes kur u zgjua, kisha marrë rrobat dhe po ikja. Ku po ikën më tha?
I thashë po ti kur të kthen kurrizin për një palë tuta që nuk i hoqa, imagjino çfarë bën. Po nuk ka sens më thotë, të gjithë ditën u puthëm, u lamë, ti fle me tuta në krevat. E pa që isha shumë e mërzitur dhe më tha, qenke budallaqe fare ti.”, është shprehur aktorja.
Arjola ka folur dhe më parë për ish bashkëshortin me të cilin ka dhe tre fëmijë, për të cilin është shprehur se është ndarë pasi e ka tradhëtuar për shumë vite.