Disa nga konkurrentët që vijnë nga trevat e ndryshme shqiptare u kujdesën që të recitojnë vargje të bukura kushtuar 28 nëntorit.
Derisa Arjani ishte ai i cili provokoi me dilemën e ngritur se 28 nëntori është dita e çlirimit apo një fatkeqësi nga shqiptarët.
Natyrisht Bora e pyeti që ta sqaronte se pse kjo mëdyshje kaq e madhe.
“Mendoj ndonjëherë se mos t’kishin çliruar komuninstët Shqipërinë mbas disa ditët do të ishte çliruar nga aleatët siç ndodhi edhe në Greqi dhe s’do të kishim 50 vjet komunizëm, ndoshta do të ishim 50 vjet një vend i demokracisë Perëndimore, do të ishim Evropë”, kështu u arsyetua opinionisti Arjan Konomi për dilemën që ngriti pak më parë.