Arjan Konomi në një lidhje Live në Instagram ku ndodhej në bashkëbisedim me Kozakun ka dhënë mendimin e tij për Donaldin duke e kritikuar banorin e “Big Brother VIP”, për veprimin e tij ndaj Borës.
Arjani u shpreh se të lëndosh një njeri në mënyrë të tillë nuk tregon as burrëri dhe as pjekuri. Opinionisti edhe preferencën e tij për filmin Spiderman.
“Nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam pasur qejf. Është djalë i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë. Aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë dhe luajmë me Spiderman”, është shprehur Arjan Konomi.