Moderatori Arjan Çani ka shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj shqiptarëve.
I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, gazetari Arian Çani u pyet se a do të dëmtojë Ramën, humbja e gjyqit me Becchettin, por në vend që të jepte mendimin e tij në lidhje me këtë çështje, ai ka ofenduar shqiptarë duke i etiketuar me epitete nga më bajatet.“Unë nga natyra nuk jam optimist. Më pëlqen të jem fatalist.
Them se Rama bën mirë që i bën këto. Pak po bën. Nuk dua të jem cinik. Kur shoh këto që ai bën them me vete, përse jo? Ai ka kuptuar që në këtë vend mund të bësh çfarë të duash dhe nuk reagon njeri. Shumica janë ca kokë-tulër, njerëz kokë, dhe ai i shkel me këmbë.
Një popull që nuk ngrihet, me sa duket i ka punët mirë, drogë, informalitet… Ku jemi ne në Suedi, Norvegji. Ne jemi një vend, që deri para pak vitesh kemi qenë barinj dhe analfabetë. Ai pak po bën, unë do të kisha bërë më shumë.”, u shpreh Çani.