Argjendi i Për’Puthen ka rrëfyer përmes lidhjes me skype në studio momentet e aksidentit me makinë të ndodhur ditë më parë.
Ai ka pasur vetëm lëndime të vogla, ndërsa theksoi se rripi i sigurimit i shpëtoi jetën.
“Ishte e tmerrshme, makina vetëm përplasej, rripi i sigurimit më shpëtoi jetën, sado që makina përplasej unë vetëm kisha shtrënguar timonin.
Gjithçka që mu dëmtua ishte krahu dhe mbrëmë kam pasur dhimbje të shtyllës kurrizore. Ato kanë evituar një tragjedi, aksidenti mund të ishte fatal”, tha Argjendi./shwiperiaime.com.al