Arber Hajdari merr vendimin e rëndësishëm/ Luizi tregoi për sëmundjen e rëndë

Pjesëmarrësi i Big Brother VIP 2 Luiz Ejlli, ka qenë në epiqendër të mediave për shkak se ai tregoi se vuan nga një sëmundje e rrallë e cila mund të kurohet vetëm në 11 klinika në botë. Luizi i tha Kiarës se kishte ardhur në Big Brother për të fituar dhe me paratë do kurohej.

Luizi i tregoi Kiarës për sëmundjen dhe iu lut asaj që në dhomën e rrëfimit të thotë që ai e kishte fjalën për një ‘shok’. Por kamerat e ‘Vëllait të Madh’ kanë kapur gjithçka. Luizi nuk e di se sa bujë ka bërë ky fakt.



Madje edhe Prime e sotme u hap me këtë lajm.

Opinionisti Arbër Hajdari, i njohur për bamirësi, lidhur me rastin e Luizit u shpreh se ai do ta ndihmojë që të kurohet. ‘Natyrisht që do ta ndihmojmë’, u shpreh Arbëri. ‘Të gjithë ne duhet ta ndihmojmë’, nënvizoi ai.

Author: morevesh