Arbana Osmani reagon e revoltuar pas asaj që pa në Facebook: Nuk jam e çmendur ta bëj unë këtë gjë

Një faqe në rrjetet sociale me emrin e moderatores Arbana Osmani komentonte vazhdimisht ngjarjet e ndryshme në Big Brother. Kjo zgjoi shumë konfuzion tek fansat të cilat filluan t’i merrnin shumë afër zemrës komentet që bëheshin aty.

Për këtë ka reaguar vetë moderatorja ditën e sotme ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar që faqja sipër është fallso, nuk qëndron ajo pas saj dhe ka postuar profilin e vetëm që ajo zotëron ku thotë se nuk bën komente për banorët.

“E vetmja faqe zyrtare imja në Fb ku natyrisht nuk jam çmendur të komentoj ngjarjet e bbvip”, shkruan Arbana./korrieri.com.al

Author: admin