Arbana Osmani është njëra ndër moderatoret më të dashura dhe të komentuara në vend.
Padyshim se çdo postim i saj në rrjete sociale merr vëmendje të madhe, kjo ka ndodhur edhe së fundmi, shkruan “Kosovarja”.
Moderatorja ka qëndruar gjithmonë në hije kur është bërë fjalë për jetën e saj private, duke mos dhënë kështu shumë copëza të jetës së saj.
Por kësaj here ajo që ra në sy në profilin e saj në Instagram është një foto me nënën e saj. Të dyja duken si dy pika uji dhe shumë të lumtura së bashku. /Kosovarja-ks.com