Një zhvillim i papritur ka ndodhur ditët e fundit në BBV. Donald Veshja, i cili i shprehu edhe njëherë dashurinë Bora Zemanit në fillim të këtij edicioni, befas u bashkua me Beatrix Ramosaj. Dhe tashmë lidhja mes tyre duket zyrtare.
Donaldi foli për herë të parë publikisht mbrëmjen e djeshme për marrëdhënien e tij me Beatrixën që është komentuar shumë. Ai ka lënë të kuptohet se lidhja me Triksën nuk është një lojë dhe ajo është personi që do të ketë në krah pasi e bën të ndihet mirë.
“Trixa e ka siklet këtë gjënë dhe unë e kam kuptuar. Nuk dua që Trixa të jetë në siklet për asgjë. Ajo që dua është kjo”, tha Donaldi.
Pas kësaj deklarate Arbana Osmani i dha një mesazh nga ekrani Bora Zemanit duke u shprehur se e ndjen si një grua presionin që ajo ka në këto momente.
“Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të. Unë si grua e kuptoj shumë mirë dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre, por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin”, tha Arbana.