Big Brother VIP këtë vit ka kaluar parashikimet duke thyer rekorde. Publiku është tejet i apasionuar pas personazheve brenda në shtëpi e nëse diçka ndodh vërejtjet apo komentet negative i merr edhe Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram. Kështu ndodhi të shtunën e kaluar me largimin e Efit, ku shumë komentues shpreheshin të pakënaqur.
E duke qenë se këto komente nuk ndaleshin as në profilin e saj, Arbana vendosi të merrte një vendim duke i ndaluar ndjekësit të komentojnë.
Tanimë Arbana ka gjetur një zgjidhje tjetër dhe në fotot e saj mund të komentojnë vetëm persona të limituar, pra njerëz që ajo ndjek dhe jo kushdo.